Nga: Brikena Metaj

Eshtë përmbyllur sot “Gjiro Open Air 2017” që çeli pranverën e fluturimeve në qytetin e Gjirokastrës.

Rreth 60 sportistë nga vende të ndryshme të Ballkanit zbarkuan gjatë kësaj fundjave në qytetin e gurtë për këtë event jo vetëm sportiv. Fluturimet e organizuara gjatë këtyre ditëve kanë patur si objektiv edhe promovimin e disa prej zonave historike dhe vendeve më të bukura të kësaj treve duke nisur nga mali i Çajupit, Parku Arkeologjik i Antigonesë, Kisha e Saraqinishtës, Teatri i Adiranopilit apo Manastiri i Spilesë.

Aktiviteti i organizuar nga Aeronautika Shqiptare u mbështet nga Ministria e Kulturës në kuadër të marrëveshjes për promovimin e trashëgimisë kulturore kombëtare gjatë zhvillimit të kampionatit të ardhshëm botëror. Sipas ministres Mirela Kumbaro, Gjirokastra kaloi testin për të qenë pritëse e këtij kampionati.

Gjithnjë e më shumë qyteti i gurtë i Gjirokastrës po vihet në qendër të aktiviteteve kulturore dhe promovuese, me qëllim përthithjen e turizmit kulturor dhe alternativ.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb