GJIROKASTËR– Një aksident rrugor është regjistruar sot në Gjirokastër, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Picarit.

“BalkanWeb” raporton se nga përplasja e dy mjeteve, një ‘Benz’ me targa AA798OG dhe një ‘Opel’ me targa AA506DP, njëri prej tyre ka përfunduar në kanal. Burime zyrtare bëjnë me dije se nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona. Fill pas ngjarjes, ata janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb