Gjirokastra është propozuar nga disa organizata shqiptare që të hyjë në listën e 1 prej 7 vendndodhjeve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore në Europë. Ekspertët që hartuan propozimin ishin kritikë për mënyrën e menaxhimit të trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO.

Në takimin e mbajtur në Gjirokastër u denoncuan teknikat e restaurimit në qytetin e gurtë.

Sipas aktivistëve Gjirokastra është në fazë emergjente dhe kërkohet ndërhyrja ndërkombëtare për të ndaluar degradimin.

Megjithëse janë evidentuar 51 godina që rrezikojnë shembjen përfundimtare do të jetë e vështirë që të shpëtohen. Restaurimet pa rijetëzim vijojnë të mbeten një pikëpyetje mbi të ardhmen e trashëgimisë kulturore për qytetin e mbrojtur nga UNESCO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: