PRISHTINE- Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi pohoi se më shumë bujë është bërë për vrasjen e Oliver Ivanoviçit se sa për përkujtimin e masakrës së Reçakut.

Kelmendi në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini, ka thënë se ka pasur një reagim të ekzagjeruar për vrasjen e liderit serb në veri, Oliver Ivanoviç.

“Nuk jam kundër që ky akt të dënohet. Mirëpo pse kaq shumë t’i jepet bujë kësaj vrasje, kur dihet se Ivanoviç është dënuar për krime të luftës në Kosovës. Ai ka vrarë shqiptarë. Për një kriminel lufte gjithë ajo bujë, kur ne e kishim edhe përkujtimin e masakrës së Reçakut, me atë rast u mjaftuan me nga një deklaratë”, ka theksuar Kelmendi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: