Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, pas ndeshjes së humbur 0-2 me Luftëtarin, është parë shumë i zhgënjyer. Në intervistën për mediat gjoka është shprehur se faji për këtë humbje është i tij, pasi nuk ka arritur të motivojë skuadrën.

Çfarë nuk funksionoi sot?

Ky ishte gabimi, ishim shumë të avashtë. Nuk ishim të qartë në lojë. Ishte një ndeshje e keqe, që është faji im për mosmotivimin e duhur dhe mos realizimin teorik për ndeshjen.

Minutat e para Vllaznia më kërkuese, me futjet e Likës. Më pas, ekipit i humbi besimi dhe nuk di më të reagojë…

E vërtetë, ky është i gjithë problemi. Nuk dimë të reagojmë, nuk kemi forcë të ringrihemi. Në një moment që nuk na shkojnë gjërat mirë, futemi në stres, dhe them që është përgjegjësia ime, që nuk e kam motivuar më mirë këtë grup.

Është një moment reflektimi ky, mund të ndryshojë diçka në të ardhmen? Folët disa herë për lojtarët me eksperiencë në konferencën para ndeshjes. A iua shpërblyen sot ata?

Është momenti për të relfektuar. Mendoj se është problemi im, që nuk kam mundur ta motivoj si duhet skuadrën.

Momentet e diskutueshme për Vllazninë…

Nuk duhej ta linim situatën deri tek prekja me dorë, tani nuk ka më vlerë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb