TIRANË- Teksa Reforma në Drejtësi pritet të nis shumë shpejt, ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një komunikim me mediat u shpreh se qeveria i ofron mbështetje të plotë organeve të Vettingut.

Në deklaratën për mediat nga kryeministria, ministrja tha se në përfundim të procesit, anëtarë e vettingut janë gati të nisin procesin që përfshin vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, teksa bëri me dije dhe vendimin e fundit të marrë nga qeveria në kuadër të kësaj mbështetje.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar për reformën në drejtësi. Qeveria mori vendim në mbledhjen e parë të saj, për vënien në dispozicionin të ambienteve të përshtatshme për komisionin e pavarur të kualifikimit dhe operacionit ndërkombëtarë të monitorimit.
Sot, në mbledhjen e dytë, qeveria mori vendimin për vënien në dispozicion për dhënien e mjediseve të posaçme për kolegjin e apelimit, duke mundësuar kushte logjistike dhe infrastrukturore për funksionimin e këtij kolegji. Qeveria Shqiptare, pra po tregon se është e angazhuar totalisht në këtë proces. Qeveria Shqiptare është shprehur e gatshme për mbështetjen e strukturave edhe për pagat e stafit të organeve të vettingut, që po diskutohet dhe në komisionin e ligjeve dhe që do të miratohet shumë shpejt nga kuvendi. Në fund të këtij proçesi organet e vettingut janë gati të nisin procesin e punës së tyre”, tha ministrja Gjonaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb