Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Zëvendës Ministrin Grek të Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit, z. Alexis Charitsis, në Athinë. Në fokus të këtij takimi ishte shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështjet që kanë interes të përbashkët mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi prioritetet e përbashkëta mes dy vendeve të cilat do të mbështeten nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2014-2020.

Ministrja Gjosha theksoi rëndësinë e implementimit të projekteve bazuar në strategjitë e zhvillimit rajonal dhe kombëtar.

“Autoritetet rajonale dhe lokale kanë rol tepër të rëndësishëm në përthithjen e fondeve europiane dhe në implementimin e suksesshëm të projekteve në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Greqi”, tha ministrja Gjosha.

Bashkëbiseduesit cilësuan se projektet kombëtare të përkthyera në projekte zhvillimi janë në funksion të përmirësimit të jetesës dhe të qenit më pranë qytetarëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: