TIRANE – E përditshmja italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar një artikull Klemend Balilit, që mban titullin: “Droga, gjuetia e madhe në Europë për “Eskobarin e Ballkanit”.

“Mbi 7 tonë marijuanë e sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë, ishin të destinuar të mbërrinin në Itali, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos, ku çmimi i drogës rritet 700-800 euro për kg. Në krye të organizatës të kësaj ngarkese droge e të dhjetërave të tjera, ka një të dyshuar, i pagëzuar si “Eskobari i Ballkanit” dhe i kërkuar në gjysmën e Europës. Kelmend Balili është një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare.”- shkruan gazeta.

“Corriere della sera” ka zbuluar se Klemend Balili preferonte të kalonte kohë në Milano nëpër Galeri, (Galeria Vittorio Emanuele II në Milano është një zonë tregtare me dyqane mjaft elegante e të shtrenjta, e quajtur ndryshe dhe si salloni i borgjezisë së lartë milaneze), në dyqanet e rrugës Vercelli si dhe në ndalesat në Porta Venezia e Sheshi i Republikës.

Familjet shqiptare të drogës, thotë një zyrtar i policisë, janë shumë aktive në zonën e Abbiategrasso. Ata nuk kanë një kontroll të plotë territorial, por janë të vendosur mirë. Ata lëvizin përreth dhe kanë një ‘rrjet’ efikas. Klani shqiptar është shume aktiv edhe ne zonën e Paveses.

“Që në drejtësinë shqiptare, diçka nuk funksion është fakti i njohur, shkruan e përditshmja italiane, -“kriminelët mjaft pranë arrestimit nga investiguesit e huaj, lajmëroheshin në kohë e arratiseshin duke mos u gjetur më”.

“E konsideruar si “Kolumbia e Europës, për prodhimin e lëndëve narkotike, rafinerive të saj e klaneve që bëjnë miliona me drogën, Shqipëria jeton një luftë të egër mes shërbimeve sekrete e qeverisë. Të parët akuzojnë të dytët për autorizime ilegale të përgjimeve, falë instrumenteve të prodhuara nga një shoqëri italiane, e që kalonin përmes kanalit diplomatik italian, drejtuar nga Anna Poggi, që koordinonte punën mes forcave të Interpolit.”

“Pas shpërthimit të skandalit Zagani, Anna Poggi u largua nga Ministria e Brendshme italiane e rasti i saj mbart me vete disa pyetje” shkruan gazeta italiane,

“Çfarë dinte mbi Zaganin? Cili është raporti i saj me Tiranën? Çfarë i mban “pranë” politikanët kryesorë shqiptarë me disa funksionarë italianë?”

Me këto pikëpyetje përfundon artikulli i “Corriere della Sera”, ku theksohet se droga vazhdon të kalojë nga Shqipëria, pas një ndalese në ishujt greke, për të mbërritur drejt Italisë, duke u ngarkuar më pas në kamionë për t’u shpërndarë në Milano.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: