Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Gjuha shqipe kalon në Komisionin për çështje evropiane në Maqedoni

auto_maqedoni_-_Protestat-Opozites-Shqiptaret-Maqedonet-Bashke-Kunder-Qeverise-Gruevskit-Kerkesa-Doreheqje-Shkup-Maqedoni-17-05-2015-dp_51505164045

MAQEDONI- Me 9 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, propozim-ligji për gjuhët kaloi në komisionin për çështje evropiane. Kur Antonio Milloshovski i VMRO DPMNE-së po mundohej që të zgjaste debatin duke kërkuar fjalë procedurale, anëtarët e komisionit u bënë bashkë për të votuar. Shumica parlamentare dhe BESA, votuan pro, duke miratuar konkluzionin se ligji është i pranueshëm.

Paraprakisht, sikur gjatë gjithë debatit, anëtarët e VMRO DPMNE vazhduan të kundërshtojnë këtë propozim ligj duke thënë se është antikushtetues.

“Ligjin të cilin e keni paraparë, nuk është jo kushtetues, por ligji të cilin e propozoni e përqesh Kushtetutën e RM-së dhe Marrëveshjen e Ohrit. Këtë gjë e bëni me anë të procedurës së shkurtuar duke përdorur shenjë evropiane”, tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE, raporton RTV21.

Atmosfera u ndez akoma më shumë, kur deputeti i LSDM-së, fajësoi VMRO DPMNE-në se ata po ndikohen nga urrejtja që kanë ndaj shqiptarëve.

“VMRO-DPMNE çdoherë ka qenë e disponuar kundër shqiptarëve ose albanofobi”, tha Tomisllav Tuntev, LSDM.

Nga partia e Besës, ndonëse votuan pro këtij propozim ligji, ata megjithatë thonë se ky ligj nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe.

Por Ejup Halimi i BDI-së thotë se ligji për përdorimin e gjuhëve përmbush pjesën legjislative të Marrëveshjes së Ohrit.

Propozim ligji për gjuhët do të shpaloset me 13 shtator para deputetëve në seancën plenare. Më pas propozim ligji sërish kthehet në komisionin për çështje evropiane për amendamente. Pas tre ditëve kryetari i komisionit Artan Grubi duhet të dërgon propozim ligjin në seancë plenare ku edhe duhet të votohet.

Propozim-ligji i ri për përdorimin e gjuhëve avancon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel lokal dhe qendror, duke rregulluar paralelisht parimet, mënyrën dhe përgjegjësinë e institucioneve për të siguruar përdorimin zyrtar të gjuhës që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e tij kundrejt të drejtës së qytetarëve për ta përdorur dhe për ta zbatuar atë gjuhë në procedurat zyrtare.
(i.ç/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • Shqipetaret e Maqedonise nuk duhet te pranojne asgje me pak sa kishin kur ishin nen Jugosllavine dhe nese Marreveshja e Ohrit lejon me shume, me shume duhet te kembengulin me cdo menyre e forme deri tek zyrtarizimi i plote i gjuhes shqipe ne ate vend.
    Nese shqipet e Maqedonise nuk behen bashke per te kapur trenin e fundit atehere ata i pret fati i shqipetareve te Malit te Zi qe disa jane larguar nga vendi, disa jane asimiluar dhe disa te tjere jane te percare dhe marrin nje ose dy deputet sa per tu dhene mundesi malazezeve qe te thone se ne i rrespektojme pakicat.
    Nese shqiptaret e Mali te Zi do te beheshin bashke pa dalim krahine, feje dhe ideje ashtu sic duhet, atehere edhe ne Mal te Zi gjuha shqipe do te behesh zyrtare.
    Prandaj vellezer shqiptare bashkohuni pasi kjo eshte mundesia e fundit per te pakten disa gjenerata.
    Mendoni se kur ju te jeni ne varr dhe pasardhesit tuaj sdo flasin me shqip dhe as emrin tek varri juaj sdo tua lexojne dot, te mos themi se mund te jene asimiluar dhe varrin e gjysherve dhe stergjysherve do ta shikojne si varrin e pushtuesit apo te ndonje kalimtari endacak qe fati e perplasi te prehej ne ate cep te botes.
    Shqiptaret e Maqedonise duhet me patjeter te behen bashke per gjuhen pa asnje kusht sot menjehere. Neser eshte vone, pasi gjerat levizin me ore jemi ne kohen e internetit. Prandaj asnje ore mos humbisni pasi keni humbur dekada deri tani.

  • Me ndyresirat politiqene shqipfoles … shqiptaret e Maqedonise do pakesohen sa as 5% do ngelen atje. Po gjysmohen cdo 20 vjet edhe ne Republiken e Shqiperise nderkohe qe do ritet me shpejtesi prania e huaj ne vend! Pra me pare po zhduken shqiptaret se po realizohet vertet legalizimi i gjuhes shqipe ne Maqedoni.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.