SHKUP- Fill pas miratimit të vendimit për gjuhët, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka reaguar për hapin historik e ndërmarrë sot.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Xhaferi ka bërë me dije se ligji u miratua.

“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe u votua. Ligji për gjuhët sapo kaloi. Urime!”, shkruan kryeparlamentari Xhaferi.

Ky ligj u votua me 64 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që nuk janë shqyrtuar aspak amendamentet e VMRO-DPMNE-së. Kujtojmë se votimi u shoqërua me momente tensioni në sallën e Kuvendit, ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka tentuar t’i ndërpresë punën kryeparlamentarit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb