Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Gjumë të ëmbël! Njihuni me suitat luksoze në avion (Foto)

KATAR – “Qatar Airways” në avionët e saj sjell për herë të parë krevatë dopio në klasin e biznesit. Quhet “Qsuite”, dhe u jep mundësinë pasagjerëve që dy kolltuqet e mesit t’i kthejnë në një krevat të plotë duke e ndarë me panele për të krijuar një dhomë gjumi private me dy ekrane televizorësh raporton Daily Mail.

Kjo iniciativë është e para në botë për këtë industri dhe duket se do të jetë një precedentë për kompanitë rivale. Përveç kësaj, deri në 4 pasagjerë mund të udhëtojnë bashkë dhe të transformojnë kolltuqet e tyre për të krijuar një zonë private, kështu që familjarë, miq apo koleg mund të darkojnë, të rinë bashkë por dhe të punojnë në avion.

(er.cu/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.