BEOGRAD- Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka biseduar në Beograd me ushtruesin e ri të detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, për synimet e këtij misioni të Bashkimit Evropian në Kosovë, në mandatin e ardhshëm dyvjeçar.

Siç ka njoftuar kjo zyrë, Gjuriç gjatë bisedës ka vlerësuar se për Serbinë dhe popullin serb në Kosovë veprimi i EULEX-it është “i rëndësisë esenciale”, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Konsiderojmë se vetëm EULEX-i në kapacitet të plotë është garantues i sigurisë së serbëve në Kosovë”, tha Gjuriç, dhe ka shtuar se “veçanërisht në situatën aktuale kur po paraqiten probleme të shumta të serbëve sa i përket sigurisë personale dhe pasurisë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: