DURRËS- Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e palës italiane, për ekstradimin e Lutfi Shabanin, i njohur ndryshe edhe si Ben Çami.

Shabani akuzohet për ‘Trafik ndërkombëtar droge’, por me vendimin e sotëm të Gjykatës së Durrësit ai nuk do të ekstradohet drejt shtetit italian. Gjykata nuk e pranoi kërkesën e palës italiane me pretendimin se kjo e fundit nuk kishte sjellë kërkesën brenda afateve për ekstradim.

Ben Çami, është arrestuar më 26 shkurt të këtij viti, pas bllokimit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës të një sasie prej 574 kg lëndë narkotike e fshehur në një kamion. Për akuzën e trafikut të drogës, ai rezulton të jetë dënuar edhe 3 herë të tjera në Shqipëri.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: