TIRANE- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar vendimin e një viti më parë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila pas kallëzimit të një shtetasi, ka vendosur mos fillimin e hetimit ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.Shefi i qeverisë shqiptare, është kallëzuar nga shtetasi Sokol Hasani, pasi sipas tij, gjatë kohës që Rama ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës, ka dhënë tre leje ndërtimi të kundërligjshme, firmave të ndërtimit pranë tij dhe në dëm të buxhetit të shtetit.

Në bazë të dokumentit që ka në disponim “Gazeta Panorama”, mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në datën 03.11.2014 ka marrë vendimin për: “Mosfillimin e procedimit penal” ndaj shtetasit Edi Rama, për shkakun se mungojnë elementët e figurave të veprave penale të kallëzuara, të parashikuara nga nenet 248 të Kodit Penal.

Në marrjen e vendimit të mosfillimit të procedimit prokurori ka arsyetuar: “…omissis…Nga studimi i këtij materiali rezulton se tre lejet e ndërtimit mbajnë datat 26.05.2001, 17.03.2004 dhe 17.09.2004. Por Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur pranimin e kërkesës së shtetasit Sokol Hasani, i cili e ka kundërshtuar në këtë hallkë të sistemit gjyqësor vendimin e Prokurorisë së Tiranës. Sakaq, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të mosfillimit të procedimit penal, datë 03.11.2014 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kalimin e akteve të çështjes për kompetencë lëndore Prokurorisë së Përgjithshme. Sokol Hasani, ish¬ numri dy i ALUIZNI¬t, i është drejtuar më herët Gjykatës së Lartë edhe me padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dhënie lejesh legalizimi, por Gjykata e ka rrëzuar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: