PRISHTINE- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur ta pranojë kërkesën e Presidentes për interpretim të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Gjykata ka vendosur masë të përkohshme – pezullimin e kësaj marrëveshje deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e këtij asociacioni. Ky vendim është publikuar pak çaste më parë në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Burime të Express thonë se kjo masë do të vlejë deri në fillim të janarit, kur Gjykata do të marrë vendim “për” ose “kundër” marrëveshjes për Asociacionin. Gjatë muajit nëntor, do të intervistohen dhe do të konsultohen palët e marrëveshjes dhe këshilltarët e jashtëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: