Gjykata Speciale nuk e ka në ende një axhendë ku do të shpallen aktakuzat e para, ndonëse në verë u funksionalizua. Pavarësisht se ky institucion që formalisht është i Kosovës, ai është i përbërë nga ndërkombëtarët, ndërkohë që edhe selinë e ka në Hagë të Holandës. Megjithatë, në Prishtinë presin që arrestimet e para të ndodhin në muajin shkurt.

Kjo gjykatë, emri zyrtar i së cilës është Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka juridiksion lëndor mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera të kryera në periudhën 1998-2000, ndërlidhur me pretendimet e ngritura në Raportin e senatorit Dick Marty, i miratuar në 2011-n nga Këshilli i Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pretendimi më i rëndë është ai për heqje organesh të serbëve, me qëllim transplantimin tek persona të tjerë. Pak muaj pas këtij raporti, Bashkimi Evropian ka vendosur të krijojë një Task Forcë Speciale Hetimore (SIFT) për të kryer një hetim të pavarur penal ndaj të gjitha pretendimeve të përfshira në Raport, si dhe krimeve të tjera të lidhura me këto pohime.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: