Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë ka vendosur sekuestro preventive mbi llogarite bankare, në shumen 50 mijë euro, në emër të Odhise Andrea, bashkëshort i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.

Dy bashkëshortët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve…’. Nga hetimi i Prokurorisë janë krijuar dyshime të arsyeshme se gjyqtarja Andrea ka marrë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shumën prej 50 mijë euro, nga disa persona, të cilët ishin palë në një proces gjyqësor civil në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi nga Gjykata e Lartë vendosjen e sekuestros preventive mbi disa llogari bankare të Odhise Andreas në vlerë totale 50 mijë euro (shumë e njëjtë me atë që dyshohet se është marrë në forme korruptive).

Llogaritë bankare të bllokuara gjenden në dy banka të nivelit të dytë. Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme u pranua nga ana e Gjykatës se Lartë mesditën e sotme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: