Drejtimi i makinës në gjendje të dehur i ka kushtuar shumë rëndë Wayne Rooney-t.

Gjykata e ka dënuar ashpër ish-futbollistin e Manchester United teksa në fillimin e shtatorit u arrestua pasi ishte duke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Ikonës së futbollit britanik i është hequr për 2 vjet patenta, është dënuar me 100 orë punë në komunitet dhe është i detyruar të paraqitet në një program në komunitet për 12 muaj me radhë, raporton “daily mirror”.

Gjykata e konsideroi fajtor futbollistin 31-vjeçar, që verën e këtij viti u transferua tek Evertoni pas një karriere të lavdishme te Manchester United për 13 vite me radhë.

“Dua të kërkoj publikisht ndjesë për faktin që i jepja makinës në gjendje të dehur, përtej limitit të lejuar të shpejtësisë. Ishte një gabim i madh”, ishte shprehur Rooney gjatë arrestimit por si duket gjykatës nuk i ka bërë përshtypje pendimi i tij.

Ky incident po ndikon shumë në jetën e Rooney-t pasi bashkëshortja është tepër e inatosur për shkak se sulmuesi i Everton në momentin e arrestimit në Cheshire, një zonë në afërti të Manchesterit, ishte i shoqëruar nga një vajzë e panjohur e cila më vonë deklaroi se kishte kaluar një mbrëmje të këndshme me 31-vjeçarin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb