Andi Krasniqi, i njohur si Komandant “Malisheva” pretendon se ngjarjet në Lagjen e Trimave në maj të 2015-ës janë inskenuar nga ish-shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, së bashku me politikanët vendor, pa specifikuar se për kë bëhet fjalë. Kështu ka deklaruar Krasniqi në vazhdimin e seancave gjyqësore në rastin “Kumanova”

“Malisheva” tha se ata kanë njerëz të cilët kanë bërë hetime paralelisht me prokurorinë dhe se kanë gjetur fakte tejet interesante lidhur me inskenimin, por nuk zbuloi asnjë prej tyre.

“Në këtë orkestrim të dhimbshëm gjenden politikanët tuaj. Ju nuk na dhatë mundësi që t’i nxjerrim provat tona që i kemi mbledhur. Një person nga Gostivari, Xhezmi Shasivari, ka bërë biseda me njerëz të ndryshëm nga Kosova, Gjermania dhe drejtpërdrejt me Ali Ahmetin për të nxjerrë fakte. E nga ana tjetër, njerëzit e Mijallkovit ishin duke e përgatitur kurthin”, ka thënë Krasniqi.

Operacioni i policisë në “Lagjen e Trimave” përfundoi me 10 të vrarë, 5 policë dhe 5 nga grupi i shqiptarëve, njëri prej tyre u tha se u vetëvra.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb