TIRANE-Gjyshja Zyle Lami është bërë hit në internet. Pas takimeve me përfaqësues të Partisë Demokratike ku u qau hallin për gjobat e marra nga policia bashkiake, Zyle Lami sot ka puthur e përqafuar kryebashkiakun Erion Veliaj.

Larg zhurmës së bërë dje në rrjetet sociale për një gjobë të vënë ndaj një të moshuare nga ana e Policisë Bashkiake dhe më pas pagimin e saj nga kryetari Erion Veliaj, sot kryebashkiaku i bashkisë ka marrë një përqafim të ngrohtë nga Zyle Lami.

Gjatë një vizite që Veliaj ka bërë në tregun e hapur nga bashkia pak metra nga vendi ku zonja po shiste, u hap sot edhe për zonjën e moshuar që të shesë produktet e saj.

“Me nënë Zylen në treg! Një qytet i mirë ka vend për të gjithë, edhe për ambulantet edhe për banorët! Të parët me tregje higjenike jo në rrugë, të dytët me trotuare e shkallë të lira për në pallat! I vendosur që Tirana të mos jetë pazar mesjetar, por secili të ketë mundësinë për tregti e banim pa penguar tjetrin! 16 tregjet e administruara nga Bashkia Tiranë kanë taksa 0! Ndërkohë në qytet ka dhe 30 tregje të tjera publiko-private me pagesa minimale!. Histeria dhe vënia e kujës nuk ndihmon njeri. Nëse doni të ndihmoni, blini në tregjet e bashkisë”, thote Veliaj pas takimit me gjyshen.

Gjyshja e kudondodhur sot, ne fakt u be e njohur vetem diten e djeshme pas nje gjobe qe nje polic bashkiak po i vendoste per shitjen e paligjshme te qepeve e spinaqit. Shikimi i gjyshes dhe duart e kryqezuara ne pritje te ndeshkimit bene per vete perdoruesit e internetit qe shperndane foton ne kohe rekord duke kritikuar kryebashkiakun Veliaj. Ky i fundit vendosi ta paguante personalisht gjoben e gjyshes me shami te bardhe.
Por ne nje takim me Ervin Salianjin e PD, i cili e gjeti ne fshatin ku jetonte, gjyshja i tregoi se ka marre 3 gjoba. Gjyshja madje rezulton dhe ne nje foto duke u perqafuar kandidatin per kryetar Bashkia z Halim Kosova qe garonte perballe Erion Veliaj.
Por megjithate Zyle Lami fale fotos spontane te realizuar nga nje qytetar dhe takimebe me opozoten, sot ka nje vend ne treg per te shitur qepet, nje gjobe te paguar nga kryebashkiaku Veliaj.

HAPET TREGU I RI I FRUTA-PERIMEVE NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR. 3
Banorët dhe tregtarët e Njësisë Administrative nr.3 në Tiranë kanë në dispozicion një treg të ri ku mund të blejnë dhe shesin produkte të fruta-perimeve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka përuruar sot ambientet e reja të këtij tregu, i cili ofron kushte dhe standarde tregtimi bashkëkohore, që garanton normat e higjienës dhe sigurisë ushqimore për konsumatorët.

Pasi bleu disa produkte bio në këtë treg, kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky investim shkon në radhë të parë për ata që i përdorin çdo ditë këto produkte, në mënyrë të veçantë për më të moshuarit dhe fëmijët, të cilët do konsumojnë fruta dhe perime më të pastra e të sigurta. “Këtu kemi pasur një treg në kushte mesjetare, ku shitej në rrugë dhe zihej e gjithë hapësira publike. Tani hapësira publike i është kthyer qytetarëve, janë vënë stola, po mbjellim pemë, që komuniteti i zonës ta shijojë si një hapësirë të re. Kemi krijuar edhe një treg dinjitoz, me ndriçim, një strehë dhe higjienë”, tha Veliaj.
Sipas tij, ky investim vjen edhe në ndihmë të atyre qindra tregtarëve që në mungesë të një tregu funksional dhe me standarde janë detyruar të tregtojnë rrugëve të qytetit, jashtë çdo norme ligjore dhe higjiene. “Jam i vendosur që të ndihmojmë të gjithë shitësit ambulantë. Siç kemi tregje në partneritet publik-privat si ky, 100 metra më poshtë dhe 100 metra më sipër kemi tregjet e bashkisë, që janë pa asnjë taksë, ku taksa e biznesit është zero, por ama, nëse i respektojmë këto hapësira bëjmë një qytet realisht dinjitoz, siç i ka hije Tiranës” u shpreh Veliaj.

Një nga përfituesit e këtij investimi është edhe e moshuara që shiste në hyrjen e një pallati në rr. Myslym Shyri, e cila një ditë më parë, pas denoncimit të banorëve të pallatit, u gjobit me 500 lek nga Policia Bashkiake për tregtim në rrugë dhe jashtë çdo kushti. Nga sot ajo nuk do të detyrohet të shesë nëpër rrugët e qytetit, pasi do të ketë një vend të përhershëm në këtë treg. “Histeria nuk ndihmon njeri, skandalizimi i situatës nuk ndihmon njeri, vënia e kujes nuk ndihmon njeri. Nëse doni të ndihmoni njerëz, bëjeni pazarin në tregjet e bashkisë, ndihmoni edhe fshatin, ndihmoni edhe qytetin, e sigurohemi që të gjithë i mbajmë paratë brenda vendit dhe ndihmojmë ekonominë tonë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës i ka vendosur prioritet vetes dhe po punon çdo ditë për krijimin e më shumë tregjeve me standarde në higjienë e infrastrukturë. Kjo, sipas tij, do të bëjë të mundur krijimin e sa më shumë hapësirave, edhe për ata tregtarë që vijnë nga jashtë Tiranës, në mënyrë që askush të mos detyrohet të shesë më nëpër rrugët e trotuaret e qytetit. “Me kaq burime njerëzore sa ka Bashkia e Tiranës po bëjmë maksimumin që t’u përgjigjemi në kohë çdo ankese të qytetarëve, që i duan trotuaret e lira. Por, jam i vendosur që Tirana të mos jetë më mesjetë, me tregje mesjetare, ku shitet kudo e ku bllokohet çdo rrugë”, tha Veliaj.

Po gjatë ditës së sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës mori pjesë edhe në aksionin për mbjelljen e pemëve në rrugën e “Kavajës”, si pjesë e punës që po vijon prej disa fundjavash për mbjelljen e 7 mijë pemëve në Tiranë. Sot në këtë rrugë u mbollën 50 pemë qershi të kuqe. “Më vjen mirë që ndërmarrja jonë po vazhdon edhe në fundjavë aksionet e mbjelljeve të pemëve. Në total, në të gjithë Tiranën kemi mbjellë 6500 pemë. Këtë muaj do ta mbyllim me mbjelljen e pemës së 7 mijë. 2700 prej tyre janë mbjellë në pjesën e zonës së Parkut të Liqenit, pjesa tjetër nëpër rrugët e Tiranës. Vetëm në këtë rrugë mungonin 50 nga kumbullat e kuqe historike të Tiranës”, tha Veliaj.

Sipas tij, Bashkia e Tiranës ka zgjedhur t’i përgjigjet me punë të përditshme kritikave dhe kundërshtimeve që i bëhen projekteve zhvillimore të kryeqytetit. “Tirana nuk ndryshon as me komente, as me analiza, as me llafe, por ndryshon vetëm me punë. Nëse e duan Tiranën të na japin një dorë në aksionin e pastrimit, të na japin një dorë me aksionet tona të mbjelljeve të pemëve dhe besoj se në fund të ditës argumenti më i mirë për të gjithë atë që duam të bëjmë është puna. Puna flet më shumë se sa çdo debat, çdo argument tjetër. Puna është fakt që në Tiranë gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”, u shpreh Veliaj.

Bashkia nxjerr hartën: Ja ku keni 16 tregje që mos shisni më në rrugë
Duke u nisur nga rastet që qarkullojnë në mediat sociale, mbi aksionin e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave të zëna publike dhe disiplinimin në tregje të posaçme të tregtarëve që shesin në rrugë e
trotuare, Bashkia e Tiranës në një njoftim për shtyp, i bën thirrje tregtarëve që vijnë nga jashtë Tiranës, që për të tregtuar produktet e tyre të shfrytëzojnë një nga 16 tregjet ekzistuese të
bashkisë.
“Bashkia e Tiranës po punon çdo ditë për krijimin e më shumë tregjeve me standarde në higjienë e infrastrukturë, në mënyrë që askush të mos detyrohet të shesë më nëpër rrugët e trotuaret e
qytetit”,­ thuhet në njoftim.

harta e tregjeve

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb