https://www.youtube.com/watch?v=9_Dm2O6ms4o
Një video e pabesueshme është shfaqur së fundi, që tregon momentin kur një grua e moshuar përballet me guxim me dy militantë të Shtetit Islamik, duke iu thënë se grupi i tyre terrorist është i mallkuar dhe se ata nuk janë të Zotit.
Videoja, e cila besohet se është filmuar në Siri, tregon një grua që ecën drejt makinës së ISIS-it dhe iu drejtohet luftëtarëve:
“Betohem që ajo që keni bërë nuk është në rrugën e Zotit”.

Të tronditur me këtë ballafaqim, njerëzit fillimisht fillojnë të bisedojnë me gruan, duke i thënë asaj t’iu shpjegojë atë që mendon, dhe duke e pyetur nëse mes tyre është gjithçka në rregull.

Gruaja zgjedh të injorojë përpjekjet e këtyre njerëzve për të justifikuar brutalitetin e ISIS, dhe sulmon egërsinë e tyre gjakatare duke i akuzuar për “vrasjen e njëri-tjetrit si gomerët”.

Videoja fillon me gruan e moshuar që ecën drejt makinës së ISIS-it duke iu bërtitur luftëtarëve pasi janë anëtarë të organizatës terroriste barbare. Duke iu bërë thirrje atyre të “kthehen përsëri tek Perëndia”, ajo thekson se ajo që bëjnë ata është e mallkuar, dhe se as ata dhe as regjimi sirian i Bashar al-Assad nuk do të dalin fitimtarë nga kjo gjakderdhje. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb