NGA:ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
1 kokërr qepë
500 gr mish të grirë
400 gr domate
40 gr salcë domate
500 gr makarona elb
50 gr djath parmixhano
50 gr djath guda
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Vendosim makaronat elb të ziejnë në ujë të vluar me kripë për 5-6 minuta, i kullojmë mirë i hedhim 1-2 lugë vaj ulliri dhe i shtojmë ato në një tavë.
Në një tigan me 2-3 lugë vaj ulliri kaurdisim qepën derisa ajo të bëhet transparente, shtojmë në të mishin e grirë dhe e trazojmë derisa mishi të thërrmohet dhe të përthithë lëngun e tij. Më pas shtojmë domatet të prera në feta pasi ti kemi qëruar lëkurën dhe e lemë derisa domatja të shkrijë, e rregullojmë kimën me kripë, piper dhe pak ujë (1/2 gotë) dhe e lemë të ziejë derisa kima të gatuhet. Në fund shtojmë pak koper dhe majdanoz.
E vendosim kimën e përgatitur mbi makaronat elb, më pas e pudrosim të gjithë sipërfaqen me djath parmixhano dhe djath pice dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb