Eshtë ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare Glenn Campbell, legjenda e muzikës country , këngëtar, kitarist dhe aktor.
Artisti vuante nga Alzheimer. Campbell ka ndërruar jetë në Nashville, Tennesee, kanë njoftuar familjarët në një komunikatë për shtyp.

Një figurë shumë e njohur e kulturës pop amerikane, ai ishte i pari që e ndryshoi muzikën country në atë pop, si shumë të tjerë bënë më pas tij duke gjetur një sukses të madh, i cili bëri për vete të gjithë njerëzit.

Të shumta janë sukseset e tij të cilat e kishin kulmin e tyre në vitet 60 dhe 80.
Gentle on My Mind, Rhinestone Coëboy, By the Time I Get to Phoenix, Wichita Lineman, ishin disa nga këngët më të njohura të tij.

Karriera e tij u konsolidua edhe falë programit televiziv The Glenn Campbell Goodtime Hour, që transmetohej në vitet 1969 deri në 1972.

Glen interpretoi në shumë filma. Mes shumë gjërave ekstravagante që bëri në jetën e tij kujtojmë që ai bleu në ankand një avion që i përkiste Gary Grant.
Në 2011 ai u diagnostikua me Alzheimer, një sëmundje që i mori edhe jetën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: