Ushtria turke dhe ajo ruse janë në mesin e 10 forcave të armatosura më të fuqishme në botë, sipas një liste të hartuar nga kompania ndërkombëtare “Global Firepower”, e cila llogarit potencën ushtarake të vendeve.

Rusia dhe Turqia u renditen ndër 10 vendet e para në klasifikimin e quajtur “vendet më të forta në botë”, që “Global Firepower” e ka përgatitur duke u bazuar në mbi 50 faktorë dhe ndryshore si fuqia bërthamore, trupat aktive dhe sasia e pajisjeve.

Forcat Tokësore të Rusisë zunë vendin e parë në aspektin e numrit të tankeve dhe të dytin e përgjithshëm në listë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa Turqia u rendit në vendin e 8-të në listë.

Kina u rendit e treta, e ndjekur respektivisht nga India, Franca, Anglia dhe Japonia.

Ndërkaq, Turqia ka lënë pas në listë shtete mjaft të rëndësishme si Gjermania, Egjipti, Italia dhe Koreja e Jugut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: