Globe nderohet me çmimin ‘’Superbrands’’ , si kompania më e mirë në Shqipëri nga autoriteti ndërkombëtar i çertifikimit të markave Superbrands, i cili garanton të identifikojë markat që performojnë dhe janë më të mirat në fushën e tyre.

Globe është në treg si lider në inovacion prej tashmë 16 vjetësh , duke tregtuar pajisje elektroshtëpiake dhe elektronike të cilat përmirësojnë jetën tonë të përditshme. Globe operon me një rrjet të madh dyqanesh në gjithë Shqipërinë dhe vjen duke u rritur.

Suksesi i Globe është tek afërsia që kompania ka me klientët, duke ju ofruar shërbim të personalizuar me çmime konkurruese. Vlen të theksohet gjithashtu se Globe, tashmë një lider në tregun shqiptar ka një bashkëpunim të ngushtë me markat më të mira në botë si: Aeg, Electrolux, Zanussi, Samsung, Blanco, Gree Air Conditioner, Siemens, Bosch, Gaggenau, Liebherr, Philips, Hitachi, Panasonic, Faber, Delonghi, Tefal, Rowenta, Wmf, Hurom, Indesit, Ariston, Doogee, Fluo,Dell, HP,etj..

Globe është zgjedhja e pare për shumë klientë të cilët duan të përfitojnë nga ofertat, cilësia e produkteve dhe shërbimeve që kompania mundëson, gjithashtu edhe blerjen e produkteve me 0% interes dhe garanci edhe pas shitjes, duke qenë më pranë nevojave të konsumatorëve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: