Ndeshja Shqipëri- Zvicër është cilësuar si një ndeshje mjaft delikate nga shumë media të huaja. Këtë herë ka qenë Goal.com, e cila komentuar duelin e sotëm, duke thënë se Kombëtarja zvicerane pothuajse ka më shumë shqiptar se ajo e Shqipërisë.

“Gjashtë nga lojtarët e Shqipërisë kanë lindur në Zvicër, ndërsa një pjesë e madhe e skuadrës së Zvicrës kanë lidhje me kombin shqiptar, duke e bërë takimin e së shtunës shumë të tensionuar”, – shkruan “Goal.com”.

Te Kombëtarja zvicerane janë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Shani Tarashaj, Blerim Xhemajli dhe Valon Behrami që të gjashtë janë me prejardhje shqiptare, ndërsa gjashtë nga ekipi i Shqipërisë, kanë lindur në Zvicër: Arlind Ajeti, Frederik Veseli, Migjen Basha, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: