VLORE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një i ri ka goditur me thikë babain e tij, pas një konflikti, duke e plagosur rëndë.

Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt mes familjarëve, por sherri degradoi deri në përdorimin e thikës nga djali i familjes, Ervin Ismaili.

I plagosuri me inicialet Sh.I, është dërguar me urgjencë në spital, dhe mësohet se ndodhet në reanimacion.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka arrestuar autorin e plagosjes, i cili dyshohet se vuan nga problemet mendore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: