BERAT– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit. Një 55-vjeçare me inicialet V.P është hedhur nga kati i dytë i banesës, pasi ka dhunuar kunatën e saj dhe e ka goditur me thikë.

Sipas policisë, gruaja është në Spitalin Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.09.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen: V.P, 55 vjeçe, banuese në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me mjet prehrës kunatën e saj, shtetasen V.P, 52 vjeçe, banuese në Berat.

Shtetesia V.P pas ngjarjes ka shkuar në banesën e saj dhe është vetëhedhur nga taraca e katit të dytë të banesës së saj, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: