Liridon Latifi vetëm pak ditë më parë u transferua nga Skënderbeu te skuadra hungareze e Pushkash Akademi ku sot ka gjetur golin e parë me skuadrën e re.

Në sfidën për Kupën e Hungarisë kundër ekipit të Kaposvar të fituar me rezultatin 1-3, futbollisti i kombëtares shqiptare realizoi golin e tretë me një goditje dënimi. Topi i goditur nga mesfushori i krahut para se të përfundonte në portë pësoi një devijim nga muri mbrojtës duke e bërë të pakapshëm për portierin.

Kujtojmë se Latifi u largua nga Skënderbeu pas premtimit të mbajtur duke e kualifikuar për fazën e grupeve në “Europa League” dhe gjithashtu duke i sjellë klubit 1 mln eurove pas shitjes së kartonit të tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb