TIRANË- Një gomar ka habitur qytetarët e Tiranës ndërsa është parë në mes të bulevardit dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit shqiptar. I pashqetësuar dhe i pashoqëruar nga asnjë person, pasi ka shëtitur disa rrugë, edhe i pangrënë, gomari është shtrirë para piramidës, ndërsa qytetarë të shumtë i janë afruar, pak nga kureshtja e pak nga keqardhja.

Për shumë të tjerë ka përbërë shqetësim prania e një gomari në rrugë, që mund t’i dilte pa pritur përpara çdo makine. Ndërsa strukturat lokale, gati në çdo kohë për gjoba për ata që ndotin mjedisin, duket se kësaj radhe nuk kanë qenë vigjilente, për ta hequr kafshën e gjorë nga bulevardi dhe për t’u hequr një shqetësim qytetarëve.  (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: