Inteligjenca artificiale e Google do të përdoret nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes për të analizuar imazhet e marra nga dronët. Sipas mediave amerikane, Google ka vendosur në dispozicion të Pentagonit platformën TensorFlow për një projekt pilot për njohjen dhe identifikimin e objekteve.

TensorFlow është një platformë programimi e zhvilluar nga Google që është pjesë e projektit të departamentit të mbrojtjes të cilin Google e fitoi nëpërmjet divisionit Cloud të tij.

Për Google është një iniciativë e re dhe e veçantë pasi në të shkuarën bashkëpunimi midis Google dhe shtetit amerikan ka qenë i rrallë. Teknologjia që do të përdoret sinjalizon imazhe të ndryshme të cilat më pas analizohen nga një grup specialistësh dhe do të përdoren për qëllime studimore, njofton CIO Albanian.

Përdorimi i inteligjencës artificiale nga forcat e armatosura dhe institucionet e mbrojtjes shtetërore ndihmon mjaft përgjegjësi të cilat krijojnë lehtësira në mbarëvajtjen e proçeseve të tyre të punës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: