‘Google’ ka respektuar popullin shqiptar, duke ndryshuar logon e tij, me rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Motori i kërkimit “Google” ka vendosur mes shkronjave të tij, ‘të veshura’ në ngjyrë të drunjtë, flamurin shqiptar me shqiponjën kuqezi në sfondin e kuq, si dhe një peizazh me male dhe një lumë në të. Të gjithë shtetasve brenda kufijve të Shqipërisë, nëse klikojnë mbi flamurin kombëtar, ‘Google’ iu mundëson shfaqjen e informacione në lidhje me përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe ngjarje historike për Shqipërinë.

Kjo nuk është hera e parë që gjigandi i kërkimit në internet ‘Google’ feston me ngjyrat kuqezi. Me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë ‘Google’ vendosi një logo të ngjashme për të nderuar shqiptarët me rastin e një shekulli ekzistencë të Shqipërisë së Pavarur.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb