Dy të rinj janë vënë në pranga sot nga policia e Shijakut të akuzuar për grabitjen e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga ranë Klajdi Pupa, 20 vjeç, (i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike) dhe Florian Thana, 19 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Durrës.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  Bajram Kumacaku, 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Sipas policisë të tre këta persona në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek “Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash, konkretisht:

1. Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti, në afërsi të mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.

2. Më datë 09.01.2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Golf”.

Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerëve të Policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: