SARANDE – Dy biznese kanë rënë pre e grabitjeve në qytetin e Sarandës mbrëmjen e djeshme.

Në njërin prej bizneseve në pronësi të 69-vjeçarit K.P.  është grabitur një televizor ndërsa në biznesin tjetër po në lagjen nr.4 të Sarandës është grabitur një sasi lekësh.

Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur me thyerje, lokali në pronësi të shtetasit K.P vjeç 69, banues në Sarandë, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit H.A, vjeç 51, banues në Sarandë, ku kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: