Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Grabitën parfume e sallam në supermarket, gjykata dënon me 1 vit burg mësuesen dhe mbesën

gjykata-e-tiranes

TIRANE – Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit burg një 30-vjeçare dhe mbesën e saj, të cilat janë zbuluar nga kamerat e sigurisë së një marketi se ishin duke vjedhur produkte të ndryshme. Konkretisht, gjykata dënoi 30-vjeçaren me iniciale A.M., me profesion mësuese, si dhe mbesën e saj, 22-vjeçaren me iniciale F.P.

Të dyja këto shtetase kanë përfunduar në prangat e policisë më 20 janar të këtij viti, teksa në një supermarket në kryeqytet janë kapur duke vjedhur parfume, kremra, pastë dhëmbësh si dhe produkte të ndryshme ushqimore, si djathë kaçkavall dhe sallam. Nga vëzhgimet që policia ka bërë në kamerat e sigurisë, ka rezultuar se dy të arrestuarat shfaqeshin duke futur në çantat e tyre produktet e marra nga raftet dhe nuk i kalonin ato në kasë.

Në cilësinë e të pandehurave para gjykatës, mësuesja dhe mbesa e saj kanë tentuar të vetëmbrohen, ku janë shprehur se kanë harruar të kalojnë produktet në kasë dhe nuk kanë pasur si qëllim vjedhjen e produkteve. Ndërkohë, kjo dëshmi e tyre nuk është marrë për bazë, pasi sipas prokurorisë, sjelljet e tyre në supermarket dhe fshehja në çantë e sendeve të marra nga raftet, janë prova të cilat shprehin se të dyja këto shtetase kanë kryer vjedhje në bashkëpunim.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)


Komente ( 3 )

  • merziten ca njerez se denohet Cozman me 5 vite per droge dhe nuk shprehen e nuk shqetesohen se cfare e ka shtyre arsimtaren te vjedhe ushqime.

  • Oooooo popull me mire vritni njerze se denoheni me 2 vite burk e po te vidhni ne s market do te deniheni 1 vite ropte ne p ….. Prokurorov shqiptar

  • Po cjane koto nje vit e ca burg se vodhen per te ngrene,, a jeni ne terezi o prokuroriaaaaaa. Po ato qe nuk kane pune dhe skane ushqime per pasoje nuk paskerkan te drejte te hane??? Ti shtet l””””i bej vende ki mundet te hane falas te varferit dhe pastaj shtrengo ligje per vjedhje ushqimesh ne rast perfitimi so per shitje etj.ne as nje vend te eu nuk ka burg se vjedh ushqime per jetese pavaresisht se u japin njerezve qe nuk gjejne dot pune social

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .