GJIROKASTËR- Një grabitje ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Astrit Çeribashit, 67 vjeç në lagjen Dunavat i dytë dhe kanë vjedhur me dhunë dy telefona, disa bizhuteri dhe rreth 10.000 lekë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë dhe Forcat e Posaçme Shqiponjat, kanë shoqëruar disa persona në ambientet e policisë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb