TIRANE– Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Një person ende i paidentifikuar, ka grabitur xhiron ditore të një lokali në sheshin “Wilson”. I riu i veshur me një xhup të zi dhe një kapelë në kokë, sapo ka hyrë në lokal, ka goditur kamerierin dhe i ka marrë lekët e xhiros ditore.

Gazetarja Dorjana Bezat, thotë për “BalkanWeb” se ende nuk dihet shuma e parave që janë grabitur.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 22.11.2017, te Sheshi “Willson”, brenda një lokali 1 person, me xhup të zi i ka marrë me dhunë xhiron ditore, kamarierit N.S, vjeç 27 dhe është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: