(Në foto, banesa e grabitur e kryekomunarit)
KRUJË- Banesa e kryekomunarit të Bubqit, në Krujë është bërë pre e një grabitje me armë gjatë natës.

Mësohet se 3 grabitësit kanë lidhur dhe torturuar bashkëshorten e kryekomunarit Qemal Daci. Mimoza Daci ndodhej në shtëpi së bashku me një të afërme të saj në momentin që grabitësit hynë në banesë.

Me të lidhur e torturuar dy gratë, ata kanë marrë në banesën dykatëshe para dhe sende të tjera me vlerë.

Policia e Krujës ka arritur të kapë autorët, mëngjesin e sotëm, njëri prej të cilëve ishte banor i zonës.

Në pranga sipas bluve të Krujës, kanë rënë shtetasit, Fatjon Korriku 23 vjeç, Fatjon Dani 18 vjeç dhe Fatjon H. 17 vjeç. Autorët lëviznin me një mjet tip “Peugeot” ngjyrë blu dhe pa targa, e cila ka ngjallur dyshim tek policia e cila arriti të arrestojë personat e sipërpërmendur.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: