SARANDE – Një tjetër turiste ka rënë pre e vjedhjeve në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë, një turistes K.B. nga Polonia i është vjedhur celulari. Ndërkohë autoritetet kanë identifikuar hajdutin, dhe ai është 35-vjeçari E.B. nga fshati Gjashtë.

“Më datë 08.10.2017, u referuan  materialet  në  Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.B vjeç 35,   banues në fshatin  Gjashtë,  pasi dyshohet se në  lagjen nr. 1, i ka vjedhur celularin shtetases K.B, vjeç 47, banuese në Poloni, turiste. Punohet për kapjen e E.B. Neni 134/1 i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e policisë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: