Rreth 6 muaj pasi grabitjes së Kim Kardashian në Paris, një tjetër anëtare e familjes së famshme ka rënë pre e keqbërësve. Kendall Jenner i janë grabitur bizhuteritë me blerë 200 mijë dollarë në shtëpinë e saj në Hollywood Hills, SHBA.

Motra e Kim Kardashian thuhet se është larguar nga rezidenca e saj pasditen e së mërkurës dhe është rikthyer në shtëpi rreth orës 8 të darkës.

Sapo ka hyrë në dhomën e gjumit, mëngjesin e së enjtes, Jenner ka zbuluar se mungonin bizhuteritë e saj dhe menjëherë ka njoftuar policinë, e cila ka nisur menjëherë hetimet rreth ngjarjes.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb