TIRANE– Zbardhet skema e grabitjes së blindit të Bankës Kombëtare Tregtare, që trasportonte drejt aeroportit të Rinasit, shuma të konsiderueshme parash që do të nxirreshin jashtë vendit.

Një dëshmitar olukar shpjegoi ekskluzivisht për “BalkanWeb” të gjithë skemën e krimit, në të cilën sipas tij morën pjesë pesë grabitës.

“Isha duke udhëtuar në drejtim të Tiranës. Po afrohesha në kryqëzimin që të con në fshatin Laknas. Papritmas dëgjova një zhurmë. Një fuoristradë, u përplas me një autoblindën. Në pamje të parë u duk si aksident. Por, e kuptova që ishte grabitje, kur tre persona të veshur me kamuflazh të zi, kambale ushtarake dhe të pajisur me kallashkovë dolën nga fuoristrada dhe drejtuan armët nga blindi. Në këtë moment, një tjetër makinë, nuk e fiksova dot cfarw tipi ishte, goditi blindin e dytë. Edhe nga makina e dytë dolën dy grabitës të tjerë. Pati të shtëna në drejtim të blindit. Policët e kompanisë private, dolën nga blindat dhe nën kërcënimin e armëve u shtrinë përtokë. Grabitësit, mesa arrita të shoh mundën të merrnin vetëm nga blindi I parë 6 apo 7 thasë me para, thasët ishin ngjyrë të zezë dhe bezhë”, – ka rrëfyer dëshmitari për “BalkanWeb”.

Dëshmitari shpjegoi edhe momentin e largimit të grabitësve.

“Blindat nuk lëviznin dot, pasi grabitësit iu shpuan dhe gomat. Gjithcka ndodhi në pak minuta.  Grabitësit, njeri për të cilëve ishte I shkurtër dhe I shëndoshë, u ndanë në dy automjetet dhe morën rrugën në drejtim të Tiranës”, – ka rrëfyer dëshmitari për “BalkanWeb”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb