TIRANË- Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë dhe dokumentojë me prova një grabitje të ndodhur një javë më parë në kryeqytet në “Rrugën e Durrësit”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 3, kanë identifikuar dhe arrestuar 23-vjeçarin Ardian Voca, banues në Kasalle Kamëz, Tiranë.

Më 9 janar të këtij viti ai ka vjedhur me dhunë dyqanin në “Rrugën e Durrësit” nën administrim të shtetases K. B., 19 vjeçe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën një katëshe e ndodhur në fshatin Kasalle, nën administrim të shtetasit të lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe konkretisht:
• 20 unaza, 15 varëse, 11 byzylykë, 4 ora dore, 3 mbajtëse unazash, 7 mbajtëse orësh si dhe një aparat celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb