Për herë të tretë në pak më shumë se një vit, një grabitje e armatosur ndodh pranë Rinasit. Makinat me para, siç thuhet të dyja të blinduara janë goditur nga dy mjetet e grabitësve, të cilët duke përdorur leva e mjete të forta shpërthyen dyert, rrahën policët privatë dhe rrëmbyen paratë.

Por pyetja që i shqetëson të gjithë është: Cila është siguria e detyrueshme në transportin e parave?

1-Transporti bëhet me mjet të blinduar

2-Kasaforta mbyllet që në bankë, shoferi nuk e ka kodin e kasafortës

3-Në kasafortë vendoset bojë shënjuese. Në rastin se hapet kasaforta ngjyrosen kartmonedhat.

4-Në një apo disa nga thasët vendoset GPS, për të siguruar ndjekjen

5-Makina e transportit duhet të jetë e pajisur me kamera. Kamera duhet të jetë e ndezur dhe të niqet nga salla e sigurisë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: