Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News24” të gazetares Nisida Tufa, për të folur për ngjarjen e bujshme të grabitjes me armë të parave të makinave të Bankës Kombëtare Tregëtare në Qafë-Kashar pranë Rinasit.

Nisida Tufa: A mban Policia e Shtetit përgjegjësi për këtë ngjarje?

Altin Qato: Policia me të gjithë kapacitetet e veta po punon për kapjen e autorëve, po ku cedon siguria? Dhe na takon neve për ta analizuar pasi dihet që shoqëritë private që bëjnë këto transportime certifikohen nga Policia e Shtetit. Prandaj ne na duhet të marrim masat për të eliminuar këto të meta. Shoqëritë private janë biznese dhe regjistrohen në bazë të të gjitha rregullave të shtetit, por licencohen edhe nga policia në lidhje me sigurinë. Ato duhet të plotësojnë gjithë kriteret, dhe i plotësojnë kur certifikohen, por me kalimin e kohës ka dhe shkelje.

Nisida Tufa: Grabitja ka ndodhur aty ku ka tre komisariate, çfarë i favorizon grabitësit në këtë aks rrugor?
Altin Qato: Kjo është një zonë me risk brenda kryeqytetit dhe policia është më e organizuar, por ky është një aks që jo se mungojnë shërbimet por nuk janë si në qytet. Ka patrullë në këtë aks rrugor për të marrë masa nëse ndodh ngjarja kriminale.
policia-merr-gezhojen-e-news-24-grabitja-ne-rinas
Nisida Tufa: A është e mjaftueshme vetëm 1 patrullë?
Altin Qato: Ne i kemi shtuar një patrullë që rri tërë kohës në këtë aks rrugor. Ka patur 1 patrullë atë ditë. Ka pasur 2 ngjarje të tilla në këtë segment, por s’mund të themi se kjo rrugë është jashtë kontrollit. Me 2 ngjarje nuk mund të themi që kjo rrugë është jashtë kontrollit.

Nisida Tufa: Do pajisej me kamera sigurie kjo zonë, pse nuk ndodhi?
Altin Qato: Nuk është detyrë e policisë për të vendosur kamera në rrugë, por është enti rrugor. Ne madje insistuam që ne të përcaktojmë të gjitha akset rrugore ku ka risk, ky ligj është miratuar por pritet të vihet në zbatim.

Në studio paralele ishte edhe ish-drejtuesi i lartë në policinë e shtetit, Ismail Elezi
Nisida Tufa: Z.Elezi, cila është përgjegjësia e policisë për këtë ngjarje?
Qato pranon që jo të gjitha masat janë të realizueshme, por në një periudhë 2 vjeçare, në këtë aks rrugor kanë ndodhur grabitje të vlerave të mëdha monetare. Drejetori i Përgjithshëm duke pasur parasysh që këto kompani janë jashtë parametrave ka nxjerrë edhe një letër ku përcaktohet se ç’duhet të bëjë Policia e Shtetit për të ndaluar këto fenomene.

Ismail Elezi: Në çfarë kushtesh po lëvizin 2.7 mln euro? Një patrullë policie ishte. Jam i bindur që ka pasur patrullë, por që nga Qafë-Kasahri kanë qenë më afër se 12 km. Shkrepen armët dhe askush nuk reagon. Del ministri i Brendshëm del dhe thotë: Njerëzit kanë vëmendje të filmojnë dhe nuk reagojnë.

Nisida Tufa: Jeni në dijeni të këtij urdhri që thotë zoti Elezi?
Altin Qato:
Jam në dijeni. Ka pasur një vonesë në njoftimin qoftë nga qytetarët, pasi ne presim që të na njoftojmë se jemi partner. Nuk mund të bëhet kurrë puna pa bashkëpunim. Të njëjtin defekt që kemi parë në këtë shoqëri, ishte se ajo nuk funksionoi si duhet duke bërë sinjalizimin për rastin. Njoftimi ka ardhur me vonesë. Patrulla e kishte të vështirë që të ecte, pasi ishte bllokuar rruga dhe eci në këmbë.

Nisida Tufa: Kanë kaluar dy blinda për të transportuar paratë në Rinas. Kishin informacion që do iknin dy blindat me para drejt Rinasit?
Altin Qato:
Ne në bashkëpunim me bankat dhe shoqëritë marrim njoftim, por jo për sasinë monetare. Marrin masa për të lehtësuar trafikun, për sigurinë është detyrë e policisë private të marrë sigurinë. Ne kemi detyrë ligjore që të sigurojmë gjithë vendin, por jo eskortat. Në Shqipëri ka përditë transferta të tilla, ndaj nëse i ngarkohen policisë kjo detyrë duhet të bëhen ndryshime ligjore.
grabitja5
Nisida Tufa: A kanë të drejtë të qëllojnë shoqëritë private?
Altin Qato:Ligji për përdorimin e armës e ka zgjidhur që i jep të drejtën për të përdorur armën edhe shoqërive private. Në këtë ngjarje ato mund ta përdornin.

Nisida Tufa: Makinat e grabitësve ishin me targa false. Si mund të kalojnë pa u vënë re?
Altin Qato:Jo nuk është ashtu. Nuk është diskutuar problemi i targës, kur marrin lejen e qarkullimit trajtohen si mjetet të veçanta, jo si të gjithë mjetet e tjera. Ne jemi qytetarë, e lëvizim lirshëm dhe policia nuk mund të ndalojë çdo makinë që qarkullon, sepse i bie që të ndalohet çdo qytetar. Ka dhe raste kur kalojnë dhe mjetet me targa të falsifikuara, por është e pamundur të ndalojmë çdo mjet.

(Pyetje për Z.Elezi) Nisida Tufa: Në kohën tuaj a ka pasur raste të ngjashme ?
Ismail Elezi: Raste të tilla në dijeninë time qoftë në rrethet ku kam drejtuar unë dhe Qato në atë kohë nuk kanë ndodhur. Ajo që më shqetëson mua është që shpresoj të jetë disa grupe kriminale dhe jo vetëm një. Sepse aksi nga Tirana në Rinas është aksi më i kontrolluar. Është e papranueshme që në 2 vjet të ndodhin kaq krime. Është e vërtetë që policia nuk mund t’i kontrollojë të gjitha mjetet. Futen mjetet pa targa tani dhe Qato e di mirë se si futen ato makina. Ne na kanë dalë jashtë funksioni strukturat e policisë së Shtetit. Policia e ka punën kryesit tek komunitetit. Ajo është në rrugë nga qytetarët, qoftë nga telefonatat dhe qoftë në bashkëpunim me shërbimet e tjera. si mund të besoj qytetari mor, vjen një urdhër nga Tirana, për arrestimin e Balilit, edhe ai lëviz në rrugët e Sarandës. Del drejtori i Përgjithshëm dhe thotë 99 për qind kanë shkatërruar hashashin. Më vjen keq, ky është realiteti.
detaje nga grabitja
Nisida Tufa: Zoti Qato, çfarë masash shtesë ka marrë policia pas ngjarjes së të enjtes?
Altin Qato:
Së pari t’i themi teleshikuese se Policia e Shtetit ka kapaciteti nevojshëm që do zbulohet kjo ngjarje, jemi optimist. Ngjarje kriminale ka pasur dhe do ketë. Ne jemi të angazhuar që do ta zbulojmë ngjarjes. Por në fillim të bisedës, duke e lidhur dhe daljen para mediave, policia analizon qoftë takimet me bankat, për të ndryshuar akte, apo bërë të bërë plane konkrete për të eliminuar ngjarje të tilla kriminel.

Nisida Tufa: Në 4 grabitje kemi pasur 4 ngjarje dhe janë të gjitha pa autorë…
Altin Qato: 
Ka ngjarje që duan kohën e vetë, që kanë komplekset e veta. Duan veprime shumë. Ne i bëjmë këto veprime dhe duken ngjarje komplekse. Shumë shpejt do dalim në emra konkrete.
(e.f/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: