NGA: Senad Nikshiqi
“Na ulën në tokë dhe na thanë lini telefonat. Njëri qëlloi njëherë. Na thanën ‘ikni përpara dhe mos ktheni kokën’. U detyruam që të ecnim para sepse ishin me automatikë në duar dhe të maskuar”. Ky është rrëfimi dramatik i një prej pasagjerëve të fuoristradës që ra dje pre e grabitjes. Tre persona të maskuar dhe armatosur me kallashnikovë, i kanë dalë para automjetit, ku udhëtonin 7 pasagjerë, në Kir të Dukagjinit.

Pasagjerët tregojnë për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se njëri prej grabitësve fillimisht ka qëlluar gomën e makinës dhe më pas ka detyruar të gjithë ata që ndodhesin në mjet të zbresin. Menjëherë u kanë marrë telefonat ndërsa shoferit edhe paratë, rreth 1 milion lekë të vjetër që kishte me vete. Pasi u kanë marrë gjithçka kishin, grabitësit i kanë detyruar pasagjerët që të largohen, ndërsa i kanë kërcënuar se nëse ndonjëri nga ata kthente kokën pas do t’i vrasin. Pasi janë larguar, grabitësit e kanë djegur fouristradën, duke mos lënë asnjë gjurmë.

deshmitari i grabitjes ne dukagjin

“Na kanë dalë para në afërsi të antenave në Kir. Ne po uleshim nga Bregu i Lumit poshtë. Na ulën në tokë dhe na thanë lini telefonat. Njëri qëlloi njëherë. Ne u bindëm, i lamë telefonat ndërsa para nuk kishim. Na thanën ikni përpara dhe mos ktheni kokën. U detyruam që të ecnim para sepse ishin me automatikë në duar dhe të maskuar. Kishim frikë sepse ata ishin të armatosur”, thotë për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Nikë Hasani, njëri prej pasagjerëve.

“Kemi qenë në makinë si pasagjerë kur papritur na dolëm 3 persona përpara të maskuar, me rroba të zeza dhe me automatik në dorë. Na kërkuam që të ulemi nga makina dhe të dorëzojmë telefonat. Ne ashtu bëmë sepse s’kishim rrugë tjetër. Shoferit i morën edhe portofolin ndërsa unë s’kisha para por as pasagjerët e tjerë. Na urdhëruan që të ecim drejt dhe të mos kthenim kokën mbrapa. Na thanën që kush kthen kokën do të vritet. Ne vazhduam rrugën dhe kemi ecur në këmbë për rreth 50 minuta deri sa kemi shkuar tek një lokal që është më poshtë dhe aty është njoftuar policia. Në ato momente kishim frikë dhe e lamë veten për të vdekur”, thotë një tjetër dëshmitar në ngjarje.

grabitje-ne-dukagjin-1
Me dhjetra forca policie kanë mbërritur në vendngjarje duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe shoferin për atë që ka ndodhur. Pas hetimeve paraprake 6 persona janë shoqëruar mes të cilëve dyshohet se janë 3 autorët e grabitjes. Tre shtetas nga të shoqëruarit janë nga Shoshi i Dukagjinit dhe tre të tjerë nga Pulti. Ngjarja ka bërë bujë tek banorët e Dukagjinit, të cilët tashmë kanë frikë të udhëtojnë ndërkohë që në atë zonë grabitjet kanë ndodhur edhe më përpara.
grabitje-ne-dukagjin-2

grabitje-ne-dukagjin-3
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: