Nga: Dorjana Bezat

Policia e Shtetit ka gjetur një sasi parash që dyshohet se u morën gjatë grabitjes në pistën e avionëve në Rinas rreth 8 muaj më parë. Gjatë një operacioni blic në Elbasan tek shtëpia e një prej të afërmve të të shpallurit në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, Aleks Pepa, janë gjetur 50 mijë euro të fshehura brenda një frigoriferi të vjetër.

I pyetur nga uniformat blu i afërmi i Pepës nuk ka justifikuar posedimin e një shume të tillë parash. Sasia e parave është sekuestruar nga policia dhe do t’i nënshtrohet verifikimeve në bashkëpunim me bankën, e cila ra pre e grabitjes.

I shpalluri në kërkim Aleks Pepa rezulton të jetë larguar nga Shqipëria pak kohë pas grabitjes. Gjurmët e tij u ndoqën nga policia deri në Rumani e më pas ai u shpall në kërkim nga Interpoli. Ai u identifikua nga policia me prova shkencore, si shoferi i automjetit që çau rrethimin e Rinasit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb