Kryeministri, Edi Rama ka reaguar për herë të pare, por në mënyrë indirekte, lidhur me grabitjen e ndodhur dje në Qafë-Kashar pranë Urës së Limuthit, ku një grup i armatosur prej 5 personash arritën të vidhnin në mes të ditës dy makinat e një banke që transportonte para drejt Rinasit.

“BalkanWeb” raporton se kanë qenë dy komentues në rrjetin social “Facebook” që kanë ironizuar deklaratat e kryeministrit për rilindjen e vendit duke i sjellë në vëmendje pikërisht grabitjen spektakolare. “Z.Kryeministër bëj ndonjë kanal nga Tirana për në Rinas mor burrë që të shkojnë lekët me skaf dhe jo më me autoblinda se nuk i dilet kështu”, – i shkruan komentuesit, Ramës. “Ky quhej humor ‘kaps’ në kohën e rinisë tonë”, – i përgjigjet kryeministri.
rama 1
Ndërsa një tjetër komentues i shkruan “Tek kjo faqe vetëm komentet e para i kthehen përgjigjet ..të tjerat le të ngrohen në diell…ouuuu qenkan vjedhur prapë leket e bankës …haha kjo është qeveria që duam”, – shkruan një tjetër komentues, që gjithashtu nuk ka mbetur pa përgjigje nga Rama. “Komentet nuk ngrohen në diell se nuk janë qenie e as sende. Dhe nuk i përgjigjem komenteve të para po komenteve kritike përgjithësisht, të cilat ngrihen lart kur marrin përgjigje. Të qeshura të mbara vetëm mëso pak më shumë të shkruash shqip”, – ka replikuar Rama.
rama 2
Shuma e grabitur dje në Rinas është ende e papërcaktuar por mendohet që shkon deri në 2 milionë euro, referuar faktit që nga blindat grabitësit arritën të merrnin 7 thasë më para. Policia është ende në kërkim të tyre, për shkak se fill pas ngjarjes, autorët dogjën makinat dhe u larguan në drejtim ende të paditur edhe pse nga të dhënat paraprake u raportua nga policia se u nisën drejt fshatit Budull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb