SHKODER- “Grabitësit hynë brenda në shtëpi dhe më vunë litarin në qafë”, këtë detaj tregon ndër të tjera i moshuarit Mark Alia, banesa e të cilit u grabit mbrëmjen e djeshme në fshatin Shirq të njësisë Dajç në Shkodër. Teksa tregon si ka ndodhur ngjarja për gazetarin Senad Nikshiqi, ai thotë se: “Dy persona të armatosur kanë hyrë në banesë. Ishin edhe të maskuar”, shkruan “BalkanWeb”.

“Fillimisht kanë shkëputur sinjalin e alarmit tek dera e oborrit dhe të kamerave. Më pas kanë hyrë në oborr dhe e mbyllën derën e shtëpisë time. Kanë hyrë brenda dhe më kanë vënë litarin në qafë. Me thanë se po lëvize të vrasim. Kishin një hekur në dorë që e mbanin për të me goditur në rast se do lëvizja. Më kanë lidhur. Kanë kontrolluar të gjithë shtëpinë sepse donin para, por nuk ka e arritur që ta hapin kasafortën në banesë. Kane marre dy çifte, makinën dhe një ore dorë”.

Teksa tregon si ka ndodhur ngjarja, Mark Alia thotë se njërin prej grabitësve e njeh, pasi babai i tij ka punuar në shtëpinë e tij, dhe ishte në dijeni të vendit ku ndodhej kasaforta.
ciftii-grabitur
“Njërin prej tyre e njoh. Kristjan Marashi bashkë me babain kanë punuar më përpara në banesën tim dhe e dinë sistemin dhe kasafortën. Babai ka ardhur në mëngjes dhe më ka kërkuar falje duke më thënë se Kristjani nuk është më djali im. Babain e kam falur ndërsa Kristjanin jo. Me kane mbyllur derën e banesës se po te kisha dale do i kisha vrare te dy pa problem fare. Gruaja ime ka qenë në gjumë dhe nuk ka dëgjuar asgjë sepse i kane hedhur një ilaç për gjumin. Unë nuk i kam askujt borxh, kemi qene vetëm dy të moshuar në banesë.

Kur kam dalë kam patur një çifte të fshehur dhe kam qëlluar në ajër njëherë. Komshiu doli dhe njoftoi menjëherë policinë sepse na kishin marrë edhe telefonin. Policia erdhi shpejt dhe i falënderoj që i kanë kapur shpejt. Këtu në zonë kanë ndodhur shume vjedhje teksa kanë marrë bagëti, por edhe sende ne banesa” tregoi Alia.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb