TIRANË- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbledhur shefat dhe drejtuesit e policisë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pak orë pas grabitjes spektakolare në rrugën e Rinasit ku u morën 7 thasë me para nga makinat e blinduara.

Vetë drejtuesit e Policisë së Tiranës ishin në vendin e ngjarjes dhe ndoqën operacionin e policisë në terren. Edhe pse momentet e grabitjes u filmuan me kamera amatore nga qytetarët, deri tani nuk është identifikuar asnjë prej grabitësve dhe as nuk dihet vendndodhja e mundshme e tyre.

Ministri Tahiri ka mbërritur në Policinë e Tiranës ku i ka kërkuar informacione grupit hetimor mbi grabitjen dhe për masat e marra me qëllim kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb