Policia është vënë në kërkim të një 24-vjeçari shqiptar i lidhur me grabitjen e armatosur të një dyqani bizhuterish të enjten në Sliema, shtetin ishull të Maltës.

I riu ka pasaportë shqiptar dhe është identifikuar si Ramazan Hysa. Policia ka bërë apel ndaj kujtdo që ka informacion të njoftojë edhe anonim nëpërmjet numrave 119/ 21 224001 ose Distriktin Sliema në 2294 3351.

Ramazan Hysa.

Gjatë grabitjes së të enjtes, shitësi i dyqanit dhe një punonjës sigurie në kompleksin e Tigne, Sliema u sulmuan nga dy hajdutë me armë. Ndërkohë tvm.com.mt të premten raportoi se Policia po merr masa për të parandaluar të dyshuarit të largohen nga Malta.

Ramazan Hysa Malte

Policia ka publikuar një fotografi të një prej grabitësv të përfshirë në ngjarjen e së enjtes, ndërsa është vënë në ndjekje të dy grabitësve.

Malta Today është informuar se policia ka lëshuar edhe një urdhër arresti evropian.
Dy persona të enjten vunë në shënjestër një dyqan bizhuterish të Diamonds International, duke u larguar me bizhuteri me vlerë mijëra euro. Ata ishin të armatosur me shotgun dhe sëpatë.

Ata kishin vënë maska dhe paruke dhe u larguan me një makinë të bardhë, të cilën e braktisën në Gzira dhe vijuan arratisjen me biçikletë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb